970×90
970×90

Laboratori ‘MLS’ ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pacientët

Laboratori ‘MLS’ ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pacientët

Pas masave anti-COVID-19 të marra nga Qeveria e Kosovës, Laboratori ‘’Medical Laboratory Services – MLS’’ ka dalë me një njoftim publik për pacientët.

MLS njofton se pavarësishtë masave që kanë hyrë në fuqi, pacientët mund të vizitojnë laboratorin për të kryer testimet për testimet RT-PCR, IgG dhe IgM, për COVID-19. Kujtojmë se në pikën 1.2 të masave që kanë hyrë sot në fuqi thuhet se nuk do të mbyllen ‘’Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale’’

Njoftimi i plotë:

Te nderuar qytetar, Ju njoftojme se Vendimi i Qeverise se Kosoves, i publikuar me date 06.11.2020, NUK e kufizon mbarevajtjen e punes te Laboratorit tone. Andaj, ju mund te vini ne Laboratorin MLS te i kryeni testimet RT-PCR, IgG dhe IgM, per COVID-19. Njekohesisht, apelojme tek te gjithe qytetaret, qe te i respektojne masat mbrojtese dhe te kene kujdes maksimal. Sinqerisht, MLS

Related posts