Spektakli i Big Brother VIP Kosova 2, ka nisur me një super surprizë në nder të spektaklit të fundit për vitin 2023.
“Vëllai i Madh” u ka sjellë banorëve në oborrin e shtëpisë, këngëtarin Labinot Tahirin, të njohur për hitet e shumta.
Banorët i janë gëzuar pafund kësaj befasie, në veçanti Iliriana, e cila e ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të.
Ai ka kënduar disa nga këngët e tij të njohura, ku edhe konkurrentët u argëtuan bashkë me të.
Labi shquhet tashmë për vokalin e tij dhe tani ka ndërtuar një karrierë të bujshme artistike.
Pas atmosferës, banorët vazhduan brenda me ngjarjet e tjera rreth Big Brother. Në fund Labi ka ndarë nga bugjeti i tij nga 500 euro për ish-ushatarin e Uçk-së dhe nënës nga Gjakova.
Pritet të shihet se kush do të eliminohet sonte (e premte) nga shtëpia më e famshme në Kosovë.