
Ish-deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri, thotë se kjo është hera e tretë që ai bashkë me shqiptarët mobilizohet ta ndihmojë Shqipërinë.
Ai sot ka treguar se ka mbledhur 10 mijë euro për t’i dhënë për të prekurit nga tërmeti i së martës në Durrës, nga i cili mbeten të vdekur 51 persona, e u shkatërruan disa lagje të qytetit.
Tahiri ka ndarë dy mijë euro për familjen Abazi nga Gjilani, dy djemtë e së cilës vdiqën nën rrënojat e një hoteli ku ata po qëndronin në Durrës, shkruan Gazeta Express.
Shkrimi i plotë i Tahirit:
NJOFTIM I MIRË!!
10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipêrinë!
Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodêr, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam!
Po ashtu 2000 Mijë Euro i premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesêr do ua dergoj në llogarinë e tyre, këtë e thash edhe në emisionin; nje kafe me Labin!
Faleminderit për përkrahjen nga të gjithë!
Zoti ju bekoftë.
Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë qe quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe femijët që na presin qê ti shërojmë…!
Zoti e baft mirë.
Labi-FKSH