
Këngëtari dhe ish politikani i mirënjohur ferizajas, Labinot Tahiri -Labi, ka sulmuar maskat dhe masat e tjera mbrojtëse pas publikimit të videos nga Periskopi ku shihen katër policë duke e rrahur një qytetar të Kosovës.
Labi ka shkruar se ka pushtetarë të cilët nuk mbajnë maska, por këta (ndoshta e ka fjalën për Policinë) merren me seriale (sic).
Labinot Tahiri është bërë i njohur edhe para disa muajsh kur e kishte mohuar ekzistencën e virusit korona, ndërkohë që bëne thirrje për hapje të dasmave,
Postimi i plotë:
Qe ligji i asaj zonjës dhe pasqyra juaj për masa mbrojtëse!!
Keni plot pushtetarë pa maska, ndërsa ju beni Seriale me këto lloj masa!
Turp ju qoftë që e degjeneruat popullaten e juaj dhe e shkatrruat në shpirtë me këso pamjesh ndersa Ministri nuk guxoi as edhe një fjalë të kunder me e than për Laboratoret që paten çmimet 200 euro, madje as ajo zonja që e inicoi Ligjin për Maska!
Mjerë ky vend…..!
U fut policia serbe atje në Karaqevë e dulet mas 1 jave aty , kurse qytetarët i shkarravisni pêr një lesh Maske, heu Zoti jem!
Asgjë nuk ju pastron nga kjo dhunë e turpshme dhe e pa nevojshme në sy të Zotit e të popullit në situatën më të rendë nê Kosovë.
Ejani mua me kapni se unë e kam kundershtuar me se shumti këtë padrejtesi ku bisnese keni bërë me KOVID 19
Kthjellluni more njerez e mbroni qytarêt se neser juve ju gjen kjo.
Labi FKSH