
Deputeti nga Ferizaji, Labiont Tahiri, vazhdon të mbajë të pa prera flokët e mjekrën në shenjë proteste që Kosova nuk po merr liberalizimin e vizave.
Në një fjalim disa minuetesh në profilin e tij, ai ka krahasuar veten e tij më Ibrahim Rugovën e Ismail Qemalin.
Tahiri thotë që Rugova e ka mbajtur gjithmonë shallin, megjithatë nuk arriti ta shijojë pavarësinë e Kosovës.
“Ju qe po iu del punë me mjekrën time, majeni leshin tuaj e kujdesuni për veten tuaj, për mu ska problem. Ni Ibrahim Rugovë e ka majt shallin tan jetën po kurrë nuk e ka pa pavarësinë e Kosovës, që ne po e shijojmë”, ka thënë Tahiri, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa për ata që ia përçeshin mjekrën e që i thonë që ta rregullojë, Labi thotë që edhe Ismail Qemali nuk e ka krehur.
“Po iu njoftoj me mjekrën time. Do po më thojnë ndreqe anej knej.Tybe ne pas ndreq as Ismail Qemali e as Isa Boletini se tybe skanë pas zhileta “, është shpreur Labinot Tahiri.