Arbër Salihu, i njohur si La Fazani, ka fituar edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK.
Juria e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, ka përzgjedhur këngën “Oj Kosovë” si fituese në edicionin e parë të këtij festivali.
Pos çmimit të parë, kënga e Arbër Salihut ka marrë edhe Çmimin e Kryeqytetit.
Festivali i Këngës në RTK ka zgjatur për tri netë me radhë.
Ky festival do t’i shërbejë Kosovës edhe për ta zgjedhur përfaqësuesin e saj në Eurovision viteve të ardhshme. /Reporteri.net/.