
Rita Ora kësaj radhe në vendlindje po qëndron me një mision bamirësie.
Këngëtarja në Kosovë po shoqërohet nga babai i saj, Besnik Sahatçiu, i cili në rrjete sociale publikoi një video nga sheshi “Skënderbeu”.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me gratë e dhunuara, ndërsa erdhi në kuadër të misionit të bamirësisë në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).
Për ndryshe, Rita Ora vitin e kaluar ka performuar në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. /Lajmi.net/

12:10 | 04/09/2019