
Është hapur rasti për veprat “sulm dhe kanosje” ndaj pjesëmarrësit (Anxhelo) të reality show “It’s my home”. Kështu bëjnë të ditur burimet e Indeksonline.
I njëjti goditi një tjetër banore brenda atij formati që transmetohet në televizionin “First Channel”.
Për rastin ka folur edhe zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, thotë Ahmeti.