Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë çift shumë i dashur për publikun.
Javë më parë, dyshja kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së parë, fëmijë i cili do t’ua jap atyre epitetin prindër, shkruan lajmi.net.
Xhensila sot feston ditëlindjen, meqë rast që në minutat e parë të ditës së sotme ka pranuar urime nga miqtë dhe kolegët e saj.
Besi ka uruar Xhensilën me fjalët më të ëmbla, duke ia shoqëruar urimit edhe një imazh të përbashkët.
“Urime ditlindjen e bukura, e mira, e embla, ditet e mia, jeta dhe familja ime qe pres. Love ❤ u.”, shkruan bashkëshorti i saj në urimin për ditëlindje.