970×90
970×90
970×90

Ky është shqiptari nga Juniku i cili ngriti kompaninë e suksesit ‘Swiss Ben GmbH’, në Zvicër

Ky është shqiptari nga Juniku i cili ngriti kompaninë e suksesit ‘Swiss Ben GmbH’, në Zvicër

Kompania ‘Swiss Ben GmbH’, me pronar Arben Mirocin i cili vepron në Zvicër, është duke vazhduar suksesin e vet të menagjimit në korporatat e mesme të biznesit, me hapa të sigurt në tregun zvicran. Shkruan Gazeta Projekti.

Arben Miroci nga Juniku, tash e disa vite me sukses është duke udhëhqur biznesin, “Swiss Ben GmbH”, në Zvicër. Ai, ka arritur që këtë biznes ta ngritë dhe ta zhvilloj shumë shpejt duke konkuruar edhe firmat lider në Zvicër. “Swiss Ben GmbH”, mirret me ndërtim të gatshëm të ngrohjes sanitare dhe transportit. E profilizuar në këto drejtime, kompania tashmë ka fituar besimin dhe është konsoliduar mjaft mirë me partnerët e tjerë të bizneseve në këto drejtime. E vetë z, Miroci i shprehur për Gazeten Projekti thekson lartë angazhimin në punë. Vetëm me punë mund të arrihet suksesi prandej edhe kur është vullneti ti dërgojmë gjërat përpara edhe suksesi nuk mungon, shprehet Miroci.

Vlenë të theksohet se shekulli 21 ka qenë shekull i shqiptarëve nëpër botë sa i përket marrjes me bizenese dhe suksesi i tyre ka qenë i padiskutueshëm. Vitet e mëhershme sidomos viteve të 90-ta kur shqiptarët të vetme rrugë kishin emigracionin si shpëtim, nuk kishte shumë që fillonin biznese, por, duke punuar si punëtor të thjesht.

E sot, gjërat kanë ndryshuar, shqiptarët nëper botë janë shembullë suksesi në çdo sferë. Shkruan Gazeta Projekti.

Related posts