970×90
970×90

Ky është polici nga Gjakova, i cili u plagosë para pak qastesh nga serbët në veri

Ky është polici nga Gjakova, i cili u plagosë para pak qastesh nga serbët në veri


Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore, i cili aksion është duke vazhduar ende.


Deri më tani nga ky aksion raportohet se janë arrestuar dhjetëra persona si dhe një pjesëtar i policisë ka mbetur i plagosur.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se polici i plagosur jeta e të cilit është jashtë rrezikut për jetë, është Hysen Ademi polic kufitar i Gjakovës.

Lidhur me këtë aksion ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka thënë se është duke u zbatuar vetëm ligj, duke ju kërkuar serbëve që ta ruajnë qetësinë.

Related posts