970×90
970×90

Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 7 dhe 8 prill një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë edhe në rajonin tonë, duke sjellë një masë ajrore të ftohtë.

Moti do të jetë kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E martë

Parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 3°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 11°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

E mërkurë

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E enjte

Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat Vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 12°C deri në 16°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E premte

Moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 15°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Related posts