
Wladimir Klitschko dhe Anthony Joshua besojnë se Tyson Fury do ta mposhtë Deontay Wilderin
Fury dhe Wilder do të përballen më 22 shkurt në Las Vegas, derisa duhet kujtuar se në meçi i parë mes këtyre dy boksierëve kishte përfunduar me barazim, shkruan Reporteri.net
Legjenda e boksit, Vladimir Klitchko beson se Fury do të jetë fitues.
“Unë mendoj, apo dëshiroj që në fakt Fury, besojeni apo jo, mund t’ia dalë. Ndoshta jo, por dëshiroj që ta bëj, ka thënë Klitschko.
I të njëjtit mendim është edhe Anthony Joshua.
“Mendoj se Fury fiton. Një njeri që thuajse e bëri në herën e parë nuk do ta bëjë keq as në të dytën,” ka thënë Joshua.