970×90
970×90
970×90
970×90

Ky është një takim historik mes dy Koreve

Ky është një takim historik mes dy Koreve

Kim Jong-un arrin në Kore Jugore, në takim ka deklaruar: Historia fillon tani!

Shtrëngim historik duarsh në kufi

Kim Jong-un është lideri i parë i Koresë Veriore i cili e ka shkelur tokën e Koresë Jugore, duke kaluar vijën ushtarake e cila e ndanë gadishullin prej fundit të Luftës Koreane në vitin 1953.

BBC shkruan se “në momentin plotë simbolikë” liderët e Koresë Jugore dhe Veriore Moon Jae-in dhe Kim Jong-un i kanë shtrënguar duart në kufi.

Përveç kësaj, ata theksojnë se gjatë takimit të tyre ndodhi momenti kur e “gjithë Koreja, ajo Jugore dhe Veriore ngrinë”. Dy liderë shtrënguan duart në të dy anët e kufirit të zonës së demilitarizuar i cili ndanë dy vende.

“Historia fillon tani”, ka thënë lideri i Koresë Verore, madje ka bërë shaka duke thënë “shpresojë se tani do të kënaqeni me petë të cilat ju kemi sjellë”.

Moon Jae-in dhe Kim Jong-un janë takuar në Panmunxhon, në zonën e demilitarizuar në mes të dy vendeve të cilat teknikisht janë ende në luftë prej vitit 1953.

Lideri koreanojugor e ka lavdëruar Kimin për “vendim shumë të guximshëm” të vijë në këtë takim historik.

Kim me të kaluar kufirin në zonën e demilitarizuar ka deklaruar se zemra “gjatë gjithë kohës i ka rënë shumë fortë”, Insajderi.com.

Më parë dy liderët i kanë shtrënguar duart duke i buzëqeshur njëri tjetrit, dhe më pas Kim me një gjest i ka treguar Moonit ti bëjnë disa hapa pas dhe të kthehen përtej vijës kufitare në territor të Koresë Veriore, dhe më pas duke u mbajtur për dore kaluan përsëri në Korenë Jugore.

Ata të dytë e kanë përfunduar sesionin e mëngjesit të samitit historik, dhe për pasdite është planifikuar takimi tjetër.

Ky është samiti i parë të dy palëve pas më shumë se 10 viteve, dhe i treti për 65 vite prej përfundimit të Luftës Koreane.

Garda e nderit e Koresë Jugore do t’i përcjellë liderët në ceremoninë e festën në një hotel në Paamunxhon ku do të mbahet samiti, i ka thënë gazetarëve shefi i kabinetit të presidentit jugkorean Im Jong Seok, transmeton Reuters.

“Fokusi i këtij samitit do të jetë më tepër në denuklearizim dhe sigurim të paqes së qëndrueshme, se sa në diçka tjetër. Mendoj se Koreja Veriore po i dërgon zyrtarët e vet më të rëndësishëm ushtarak në samit, sepse ata besojnë se denuklearizimi dhe paqja janë të rëndësishëm”, ka thënë shefi i kabinetit të presidentit të Koresë Jugore Im Jong Seok./Insajderi.com.

Related posts