![Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/11/DEC387F9-A251-44B3-B7F1-9ED05D62BEBA.jpeg)
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Demush Laci, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Laci në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ka marrë një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë-Holandë.
“Të nderuar miq,
Bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës.
Ju njoftoj se edhe unë si shumë bashkëluftëtarë sot mora një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë-Holandë”, ka shkruar ai.
![](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/11/4C2C5F52-CDB2-4ECA-825A-1D9E642805AB.png)