
Robin Krasniqi ka marrë rezultatet e rivlerësimit të duelit me Bosel dhe ka dalë fitues.
Krasniqi ka çuar incizimet e tij në një juri neutrale, dhe ka marrë rezultatet ku ka dalë fitues me vendim unanim nga pesë profesionistë.
116:112, 116:112, 115:114, 115:113, dhe 115:113, ishin pesë rezultatet, të gjitha në favor të Krasniqit.
Këto rezultate u dhanë nga Timo Hoffman, Tengis Sade, Sergej Kovalenko, Mathias Eichler dhe Jens Kluge.
Kjo drejtësi u nda në Gersthofen si pjesë e një eventi publik, në prezencë të medieve. Këta pesë anëtarë të jurisë janë pesë persona të licencuar nga Gjermania, për juri në boks. E pas kësaj fitorje e cila ishte 100% e merituar, qëndron një ekip i suksesit të cilin pas punës së madhe ka qenë vet Robin Krasniqi ai i cili e ka prezantuar, bëhet fjalë për sponsorin e tij, Burim Hazrolli dhe menaxherin Luan Dreshaj.