970×90
970×90
970×90
970×90

Ky është dënimi me të cilin FIFA mund t’i ndëshkojë Xhakën dhe Shaqirin

Ky është dënimi me të cilin FIFA mund t’i ndëshkojë Xhakën dhe Shaqirin

Dy futbollistët shqiptarë të Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mund të pezullohen deri me dy ndeshje mos lojë.

FIFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Xhakës dhe Shaqirit për shkak se festuan duke e bërë shqiponjën pas golave ndaj Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Federata Serbe e Futbollit është ankuar zyrtarisht në FIFA për festimin e tyre të cilin e ka quajtur “festim politik”.

Me këtë rast, FIFA mund t’i ndëshkojë dy lojtarët nëse festimet e tyre vlerësohet të kenë provokuar publikun.

Nëse shpallen fajtorë, Xhaka dhe Shaqiri mund të ndëshkohen me nga dy ndeshje mos lojë.

Kjo nënkupton se dyshja mund të mos paraqitet në ndeshjen e fundit të grupit E kundër Kosta Rikës dhe pastaj në fazën tjetër, nëse kualifikohet, i bie të luajë ose me Meksikën ose me Gjermaninë.

Megjithatë, siç shkruan “Telegraph”, gjasat për ndëshkimin e dyshes shqiptare të Zvicrës janë të vogla pasi që edhe Shqipëria edhe Kosova janë anëtarë të FIFA-s dhe flamujt e tyre shfaqen nëpër ndeshje ndërkombëtare. /Gazeta Express/

Related posts