Gjatë ditës së sotme një kontigjent me ndihma nga Turqia pritet të arrijë në Kosovë, teksa vendi po përballet me koronavirusin.
Ndihmat të cilat përbëjnë pajisje mjekësore dhe mbrojtje, i ka publikuar në Twitter zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kiran.
“Bashkëpunimi jonë historik me Ballkanin vazhdon në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruajtur ai.