970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

Cikloni ‘Petra’ sonte gjatë natës do të kaloj mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellë reshje shiu, e më pas edhe reshje bore, ndërsa nga verilindja e kontinentit do të fillojnë të depërtojnë masa të ftohta polare

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i ftohtë dhe me erëra të fuqishme veriore, e kohëpaskohe priten reshje bore, e nga Dukagjini të përziera edhe me shi gjatë ditës. Reshjet e borës do të vazhdojnë vende-vende edhe mëngjesin e ditës së enjte. Të enjten më ftohtë, temperaturat nga rrafshi i Kosovës mund të mbeten gjatë tërë ditës nën 0C.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare, e nga mbrëmja e së enjtes, me qetësimin e erërave, pritet të rriten edhe në të pashëndetshme.

5.02.2020 – Mot i fohtë, kryesisht i vranët dhe me erëra të fuqishme veriore. Herët në mëngjes reshje më intenzive të borës. Ditën kohëpaskohe reshje të dobëta bore. Në vise malore reshje të dendura bore. Në rajonin e Dukagjinit gjatë ditës reshjet do të jenë të përziera bore dhe shiu. Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 7-18m/s. Nga rajoni i Istogut ekziston mundësia që të ketë erëra më të stuhishme me hove edhe nga 20m/s deri 30 m/s (70km/h-110km/h). Indeksi UV: 1.

6.02.2020 – Mot shumë i ftohtë. Në mëngjes kryesisht me vransira, vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vransirat do të shpërndahen dhe priten kthjellime. Erërat gradualisht do të pushojnë dhe do të fryejnë mesatarisht të fuqishme nga verilindja 3-11m/s. Indeksi UV: 2

Related posts