970×90
970×90
970×90
970×90

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme nga ora 12:00.

Kuvendi ka njoftuar se e vetmja pikë e rendit të ditës është: “Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

Se do të ketë seancë të jashtëzakonshme e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi.

Mirëpo në këtë seancë s’do të marrë pjesë Vetëvendosje.

Këtë e konfirmoi për Express deputeti Enver Dugolli. Ai tha se nuk do të marrin pjesë në nismat e opozitës derisa kjo e fundit të ndërrojë mendje dhe t’i votojë “të paktën” marrëveshjet ndërkombëtare.

Dugolli thotë se nuk janë në kuvend “që t’ua mirëmbajnë agjendat para-elektorale opozitës”.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Derisa opozita nuk ndryshon mendjen dhe të voton të paktën marrëveshjet ndërkombëtare, ne nuk marrim pjesë në asnjë nisëm të tyre. Nuk jemi në kuvend qe të ua mirëmbajmë agjendat para- elektorale të opozitës. Ndoshta e keni parë edhe ju, nga mbi 40 nënshkrime qe i bëjnë, në këto seanca ata (opozita) nuk arrijnë t’i kenë as gjysmën e tyre. Kjo tregon qe në thelb nuk janë parimore e aq më pak serioz , sepse në të kundërtën ata do duhej ti kishin të paktën deputetët e vet”, tha Dugolli.

Kjo është seanca e katërt e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita gjatë tetorit, as në tri të parat nuk i shkoi VV.

Related posts