
Kjo seancë është vendosur në mbledhjen e Kryesisë që u mbajtë ditën e hënë.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për draft-marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Po sot në të njejten kohë Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV merrin pjesë në takimin koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.