970×90
970×90

Kushti i çuditshëm i Vuçiç’it: Pranojmë dokumentet e Kosovës me një letër ku shkruan që s’e njohim pavarësinëp

Kushti i çuditshëm i Vuçiç’it: Pranojmë dokumentet e Kosovës me një letër ku shkruan që s’e njohim pavarësinëp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një adresim për publik, ka folur për ngërçin politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në aspektin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit.

Sipas Vuçiç Serbia në këtë rast është e gatshme të pranojë dokumentet e Kosovës, por vetëm me një kusht.

Kushti sipas Vuçiç është që lëvizja me dokumentet e Kosovës në Serbi lejohet vetëm nëse një gjë e tillë nuk interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës e as si paragjykim për sovranitetin.

“Pajisje me letërnjoftime nga Prishtina bëhet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës”.

Lidhur me këtë “kompromis”, Vuçiç ka thënë se kërkojnë garanci nga BE-ja.

“Kërkojmë që çdo serb nga Veriu të hyjë në territorin e Kosovës dhe të largohet kur të dojë, nëse e konfirmojnë, ne e kemi zgjidhur një problem të vogël”.

Ndërsa sa i përket targave, Vuçiç, tha se tashmë është e qartë se më 1 shtator do të nis së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me këtë.

“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.

Sipas presidentit serb, bisedimet me palën kosovare ishin “interesante”, por “të pasuksesshme”.

Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve. Kjo është kërkesë e Prishtinës që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

“Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka shtuar ai.

“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”.

Related posts