
Festat e fundvitit po afrohen e bashkë me to nuk mungojnë as projektet e këngëtareve.
Së fundmi është artistja nga Gjakova, Yllka Kuqi e cila ka publikuar këngën e re ku vjen në bashkëpunim me Medën, shkruan lajmi.net.
“Kush je ti”, mban titullin kënga e re e tyre që tashmë mund ta gjeni në Youtube, në kanalin e Arkiva Shqip. Tekstin e projektit e ka shkruar Ghulo, muzikën Nurteel&Belle kurse për producimin është përkujdesur, Emra Com.
Pritet që ky kombinim i dyshes të ketë suksesin e merituar nga publiku.