
Në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar Rasim Thaqi-Cima.
Ai ka lindur me 12 korrik në Vukovc të Drenasit dhe u bë i njohur me personazhin e tij në skeqe humoristike, Cima.
Cima njihet për gjestet dhe mimikën e tij speciale.
Në repertoarin e tij posedon për më shumë se 10 skeqe humoristike, por periudha e tij e e artë është përmes serialit ‘Treshi Përsheshi’.
Seriali humoristik zuri vend në vitet e 80-ta me rolet kryesore të Sevdai Radogoshi-Qumili, Ibrahim Krajkova –Leci dhe Rasim Thaçi –Cima.
Tre humoristët e mirënjohur për vite me radhë sollën skeqe të mbushura me humor të cilat përshkruan edhe realitetin e asaj kohe.
Kujtojmë që Leci ndërroj jetën në vitin 2015.
Përpos aktrimit, Cima është marrë edhe me futboll. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të njohur vendor Flamurtari dhe Prishtina.
Cima së fundi u infektua me Covid dhe ditë të fundit iu përkeqësua gjendja shëndetësore.
Ai vdiq sot, në moshën 70 vjeçare.
Aktori ishte shumë i afërt me familjen e tij, sidomos me vajzën Adelina, me të cilën publikonte shpeshherë video humoristike e shfaqeshin bashkë në emisione televizive.
Kujtojmë që mbrëmë ka ndërruar jetë edhe aktori tjetër i njohur Luran Ahmeti.