970×90
970×90

Kush është Vlastimir Djordjevic, krimineli serb që pranoi se kishte fshehur trupat e shqiptarëve në varreza masive

Kush është Vlastimir Djordjevic, krimineli serb që pranoi se kishte fshehur trupat e shqiptarëve në varreza masive


Vlastimir Djordjevic, krimineli serb ishte ndihmës ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Shef i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai është personi kryesor për varrezat masive dhe krimet e bëra në Kosovës

Tribunali i Hagës kishte dënuar me 27 vjet heqje lirie Djordjevicin, për shkak të krimeve të bëra në Kosovë.

Djordjevic është shpallur fajtor për krime në formën e dëbimeve, vrasjeve, transferimit të dhunshëm dhe përndjekjeve të kryera në 13 komuna: Rahovec, Prizren, Skënderaj, Suharekë, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Deçan dhe Vushtrri

Gjykata konkludoi se ai mban përgjegjësi për vrasjen e “jo më pak se 724 shqiptarëve kosovarë”, të cilët u vranë nga forcat serbe, ai po ashtu ka udhëhequr aksionet policore në Prekaz dhe në mjaft vendbanime të tjera shqiptare në të cilat u vranë u masakruan qindra shqiptarë të pafajshëm.

Djordjevic akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjit të luftës, po ashtu si ndihmës i ministrit të Brendshëm serb dhe kreu i Departamentit për Sigurinë Publike, mes viteve 1997-2001, prokurorët pretendojnë se ai ka luajtur një rol kyç në një ndërmarrje kriminale të përbashkët për të vrarë qindra shqiptarë të Kosovës dhe për të shpërngulur rreth 800 mijë vetë nga shtëpitë e tyre.

Djordjevic kishte pohuar se ka marrë pjesë në fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë dhe ka theksuar se pendohet për këtë, transmeton Gazeta Metro.

“Ju kërkoj falje të gjitha viktimave dhe të zhvendosurve për krimet e bëra” pati thënë Djordjevic, duke theksuar megjithatë se për krime për herë të parë ka dëgjuar kur në Danub, te Tekia, është zbuluar frigoriferi përplot me kufoma civilësh shqiptarë nga Kosova.

Ai duke pranuar se ka qenë pjesëmarrës i varrimit të fshehtë i viktimave shqiptare në bazën e Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) MPB të Serbisë në Batajnicë, ka thënë se nuk e ka kundërshtuar fshehjen e krimeve, sepse nuk ka pasur forcë t’i kundërvihet ministrit të atëhershëm serb (të Punëve të Brendshme) Vlajko Stojilkovic, i cili i akuzuar për krime në Kosovë, kishte bërë vetëvrasje në vitin 2001.

Tani edhe familja Bytyqi i ka shkruar letër presidentit serb, Aleksandar Vucic që të mbaj fjalën dhe të gjej personat që ia vranë 3 djemtë e tyre.

Ata thonë se Djordjevic qëndron prapa kësaj dhe se i di të gjitha, madje ata i kanë shkruar një letër Vucicit. që ti pengohet dalja e mëhershme nga burgu i kriminelit serb, Djordjevic..

Related posts