
Oligarku Shefqet Kastrati është biznesmeni me prejardhje nga Kukësi. Ai është pronar i “Kastrati Group”, dhe llogaritet si njëri ndër personat më të pasur në Shqipëri.
Ai në kuadër të Kastrati Group, ka edhe bizneset Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj.
Sipas të dhënave të publikuara nga Kastrati Grup vetëm në vitin 2017 ai ka pasur një qarkullim në shumën prej 480 Milionë euro.
Nga biznesi Kastrati SHA qarkullim prej 328 milionësh, nga biznesei Kastrati 108 milionë, nga Albsig 16 milionë, Auto Star Albania 16 milion.
Në vitin 2017, “Kastrati Group” bleu prej Grupit Kharaf, ish-Hotel Sheratonin, duke i shtuar kështu inventarit të pronave të tij edhe një hotel të mirënjohur. Paralel me këtë, Kastrati Group është duke përfunduar si bashkë investitor qendrën e biznesit “Turdiu”, është bashkësipër- marrës në projektin Tirana Down Town” që po dërtohet ngjitur me Europian Trade Center etj.
Kastrari e ka fituar tenderin e mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”.
Që nga viti i kaluar kompania e tij, mbledhë taksa për secilin person që kalon nga rruga e kombit. Ai nuk ka kursyer të martën as rreth 3000 automjete që nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri pjesa më e madhe e tyre që janë organizuar për të ndihmuar të prekurit nga termeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të rihterit.
Shefqet Kastrati është njeriu që në vazhdimësi ka fituar kontrata me miliona lekë me institucionet shqiptare për karburantin që tregëton.
Kontratat janë të panumërta, por insitucionet ku ka marrë më së shumëti tendere janë Gjykatat, Policia, Doganat, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Bujqësisë, Hekurudhat, Spitalet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, AKEP etj.
Mediat në Shqipëri patën publikuar një listë me tenderet dhe shumat e tyre që Kastrati kishte fituar nga institucionet vetëm gjatë vitit 2016.
Oligarkut nga Shqipëria Shefqet Kastrati, i cili edhe gjatë së martës u ka marrë taksë të gjitha automjeteve që nga Kosova u kanë dërguar ndihma të prekurve nga tërmetet në Shqipëri, para disa vitesh në Kosovë i ishte mbyllur banka në të cilën ishte aksionar.
Banka Kreditore E Prishtinës SH.A., në të cilën biznesmeni me prejardhje nga Kukësi, Shefqet Kastrati kishte aksione, ishte mbyllur nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave në Kosovë për shkak se kjo bankë përveç që nuk i plotësonte kushtet e domosdoshme, aksionarët e saj rritnin kapitalin e bankës, duke i rrezikuar paratë e klientëve.
Anëtarët e kësaj banke përfshirë edhe Kastratin kishin kontribuar fuqimisht në përkeqësimin e gjendjes financiare duke u angazhuar në operacione huazimesh me rrezik të lartë. Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK ja) si mbikëqyrës i bankave komerciale, kompanive të sigurimit, dhe institucioneve financiare, ka konstatuar se Banka Kreditore e Prishtinës (BKP) nuk i plotëson më kushtet e domosdoshme sa i përket kapitalit dhe likuiditetit për të mbrojtur klientët.
“Duke marrë parasysh mospërmbushjen e kërkesave të BPK së nga ana e aksionarëve të Bankës Kreditore te Prishtinës se për të rritur kapitalin e bankës, BPK ja erdhi në përfundim se kjo bankë i rrezikon parat e klientëve. Nuk është vetëm kaq, inspektimi i ndërmarrë nga BPK ja vërteton se disa anëtarë të Bordit të bankës si dhe disa aksionarë kanë kontribuar fuqimisht në përkeqësimin e gjendjes financiare duke u angazhuar në operacione huazimesh me rrezik të lartë”, thuhej në njoftim.
Kohën e fundit Kastrati ka shtrirë biznesin e tij edhe në fushën e medias duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të televizionit të ri në treg, Euronews Albania.
Sipas të dhënave, Kastrati do të jetë aksioner me 60 % të vlerës së televizionit. Këto aksione i përkisnin biznesmenit shqiptar, Theodhori Çami, i cili e ngriti këtë television me ndihmën e kompanisë Euronews.
Vetë Euronews do të vazhdojë të mbajë 40 % të aksioneve që ka pasur që në nisje të kësaj sipërmarrje mediatike.
Media ishte i vetmi sektor i rëndësishëm ku Kastrati Group nuk kishte pjesë deri tani.