Britania e Madhe sot zgjodhi kryeminsitrin e ri.
Boris Johnson, ish-sekretar i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar u zgjodh sot pasues i Theresa May në postin e kryeministrit
Kush është Boris Johnson?
Boris Johnson lindi në vitin 1964. Më herët, Johnson ka shërbyer si kryetar i Londrës për një periudhë 8-vjeçare.
Nga 2016-të deri më 2018-tën, Johnson shërbeu si sekretar i jashtëm i shtetit i Britanisë së Madhe.
Johnson identifikohet me politikat sociale dhe ekonomike. I njëjti është lider i Partisë Konservatore britanike.
Johnson po ashtu konsiderohet si një nga figurat kyqe e votimit të BREXIT-it.
Ai përshkruhet si person me sens të lartë humori, figurë popullore, mirëpo që shpeshherë nga kundërshtarët e tij është kritikuar e akuzuar për mungesë sinqeriteti si dhe person përtac në kryerjen e punëve.
Çfarë thoshte ai për Kosovën dhe për Gjykatën Speciale
Ishte nëntori i vitit 2016 dhe Johnson po qëndronte për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Atë ditë, ai do të takohej me krerët institucionalë të Kosovës. Të njëjtën vizitë, Johnson do ta shfrytëzonte të jepte mesazh edhe për Gjykatën Speciale, e cila këtë të shtunë i dha fund Qeverisë në Kosovë, pas ftesës së ardhur për kryeministrin Haradinaj.
Johnson në Prishtinë thoshte se kosovarët duhet të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale.
Ai thoshte se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës duhet të japin përgjegjësi.
“Duhet të mos jetë kontraversale të thuhet se të gjithë ata që janë fajtorë për krime të luftës nga të dy anët duhet të futen në burg në tërë Ballkanin. Kjo duhet patur parasysh se duhet bashkëpunuar me Gjykatën Speciale për krimet e luftës”, thoshte Johnson.
Ndonëse shumicën e fjalimit në Kuvendin e Kosovës e kishte me diskurs kritikues, Johnson do ta shfaqte përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën.
Vizita e tij më 2016-tën, ishte rikthimi i tij në Kosovë pas 17 vitesh.
E pas kësaj periudhe ai thoshte se ka parë ndryshime të mëdha.
“Kam parë një situatë tjetër këto ditë. Besoj që Kosova do të jetë një shembull për të tjerët se çka mund të arrijë bota. Jam i lumtur që Britania është njëra nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, theksonte ndër të tjera Johnson.
Ndër kritikat që ai do t’i adresonte më 2016-tën në Kosovë ishin edhe punësimet familjare në institutucione publike, ngak ku ai edhe do të përmendte përpjekjet e Britanisë kundër një dukurie të tillë.
Vizita e Johnson në Kosovë dhe deklarata e tij, do të rikthenin në mendje edhe njëherë në fokus përkushtimin e Britanisë për Ballkanin, me theks të veçantë Kosovën. /Lajmi.net/