970×90
970×90

Kush është Karen Donfried, zyrtarja e lartë amerikane që vizitojë sot Kosovën?

Kush është Karen Donfried, zyrtarja e lartë amerikane që vizitojë sot  Kosovën?

Karen Donfried së bashku me Gabriel Escobarin, viziruan sot Kosovën.

Për Escobarin, ndoshta shumica prej jush jeni të njoftuar se kush është e çka bën në rajonin tonë. Për çdo rast, po e përsërisim: ai është zëvendës-asistent Sekretar i Shtetit që mbikëqyr politikën amerikane karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në anën tjetër, znj. Donfried është asistente e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për çështjet Europiane dhe Euroaziatike.

Thënë shkurt e shqip, znj. Donfried është shefja e z. Escobar – me të cilin Kurti është takuar tashmë.

Kush është tamam Karen Donfried përtej pozicionit që mban?

Donfried është përshkruar nga gazeta gjermane “The Pioneer” si pjesë e rëndësishme e ekipit të Bidenit për Evropë pasi nominimi i saj u konfirmua nga Senati.

Poziconi më i lartë në të cilin ka shërbyer më parë znj. Donfried është ai i presidentes së Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, dhe i cili është institucion i dedikuar në promovimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes Amerikës Veriore dhe Evropës. Fondi ishte themeluar në vitin 1972 si dhuratë për qeverinë e Gjermanisë Perëndimore në 25 vjetorin e Planit Marshall.

Por, edhe vetë Donfried ka lidhje të forta me Gjermaninë. Edhe pse është lindur në Massachusetts të SHBA-ve, ajo ka kaluar fëmijërinë e hershme në qytetin e Heidelbergut në Gjermani.

Pas punës që e kishte bërë në Fondin e lartpërmendur, ajo kishte punuar edhe në Departamentin amerikan të Shtetit në Stafin Planifikues të Politikave.

Ndërkohë, një punë të rëndësishme ajo e kishte pasur edhe në Këshillin e Inteligjencës Kombëtare (NIO), në të cilën kishte shërbyer si zyrtare e inteligjencës kombëtare për Evropë.

 

 

Related posts