Është vënë në qendër të mediave prej disa ditësh, por duket se këngëtarja shqiptare ka një përgjigje për to.
Bëhet fjalë për Albërie Hadërgjonaj, e cila në rrjetin social Instagram, ka publikuar një foto krah së cilës shkruan: “Mos ma qani hallin mua,…dhe sa për ata që më kanë inat: sapo mbylla një kontratë 20 milion dollarëshe!”
Këngëtarja, Albërie Hadërgjonaj, prej disa vitesh është shkëputur nga Shqipëria, dhe është transferuar në SHBA.
Por kjo nuk do të thotë se këngëtarja është me pushime, pasi duke u nisur nga postimet e saj duket se ajo po punon duke fituar kështu shifra marramëndëse.