![Kusari: Nëna ime jeton me merakun që nuk e pa motrën e saj që vdiq pasi s’kishte vizë për ta vizituar](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2022/11/96C4C653-4011-4CB0-8EDB-7507FFDC16A2.jpeg)
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka rrëfyer një histroi të dhimbshme që ka ndodhur për shkak të mosliberalizimit të vizave.
Kusari ka treguar se nëna e saj nuk ka mundur të pajiset me vizë për të vizituar motrën e saj në gjermani e cila ka vdekur para pak muajsh.
Ajo ka thënë se tanimë nëna e saj “jeton cdo dite me merakun qe nuk pati mundesi ta takonte, te pinte kafe turke, te qeshnin sebashke me ze me forret e mrekullueshme te tezes.”.
Shkrimi i plotë i saj:
Para pak muajsh me vdiq tezja ne Gjermani. Hera e fundit qe ajo dhe mama ime u takuan eshte para pese vitesh.
Para se te vdiqte, mama provoi me vite te tera merrte vize, por pa sukses. Tezja vdiq me merakun qe nuk e pa motren e saj dhe anetaret e tjere te familjes qe i ka ne Kosove. Ndersa mama jeton cdo dite me merakun qe nuk pati mundesi ta takonte, te pinte kafe turke, te qeshnin sebashke me ze me forret e mrekullueshme te tezes.
Vizat do te liberalizohen, secili kosovar do te udhetoj i lire por demi emocional i politikave absurde ne jeten e shume njerezve ne Kosove asnjehere nuk do te mund te tejkalohen. Grate e burrat qe nuk kane pase mundesi te takojne familjaret e tyre te gjalle, do te jetojne me nje peng te madh ne zemer dhe do ta kene te veshtire t’i gezohen ketij vendimi.