970×90
970×90
970×90
970×90

Kusari-Lila: Abdixhiku duhet të flet në zyret e LDK-së jo në Kuvend

Kusari-Lila: Abdixhiku duhet të flet në zyret e LDK-së jo në Kuvend

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kërkoi që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të enjten të hyjë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023.

Abdixhiku gjithashtu akuzoi kryeministrin Kurti se në dakordimin në Bruksel vendosi që ta tejkalojë të kaluarën e Kosovës, duke përfshirë siç thotë ai, krimet e masakrat që ka kryer

Ndaj tij ka reaguar Kusari-Lila duke e quajtur patetik fjalimin e Abdixhikut para deputetëve, ndërsa i ka rekomanduar atij që të njëjtin ta bëjë në selinë e partisë që drejton.

Ajo tutje ka thënë se nga Abdixhiku s’kanë dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe 2020.

“Fjalimin patetik të z. Abdixhiku para deputetëve të Kuvendit ia rekomandoj ta bëjë në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo për arsye se z. Abdixhiku jo që filloi të diskutojë për rëndësinë e mocionit, por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes, gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe pastaj në 2020-tën dhe dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, ka thënë shefja e deputetëve të LVV-së.

Related posts