Mbledhja e Qeverisë në detyrë është mbajtur pa prezencën e ministrave nga radhët e LDK-së, parti kjo që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, pas vendimit të Kushtetueses që i ka dhënë të drejtën dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit Avdullah Hoti.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë ku munguan ministrat e LDK-së ka thënë se nuk e din arsyen e mos marrjes pjesë në mbledhje.
Duke mos komentuar më shumë, Kurti ka thënë se ministrat e LDK-së do të duhej të merrnin pjesë në mbledhjen e Qeverisë sepse së bashku kanë marr shumë vendime, raporton lajmi.net.
“Për besën, nuk e di pse nuk kanë ardhur. Është dashur të jenë dhe e kanë për detyrë të jenë. Në votimet që kemi mbajtur në mbledhjet online, ndonjëherë kanë votuar, ndonjëherë nuk kanë votuar”, është shprehur Kurti.