![Kurti udhëton për Angli, merr pjesë në konferencën e Partisë Laburiste](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_8228.jpeg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste, e cila mbahet në Liverpool.
“Përgjatë punimeve të kësaj konference, krahas fjalimeve, ai do zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të kësaj partie si dhe përfaqësues të partive simotra nga shtete të ndryshme, që do të marrin pjesë në konferencë”, thuhet tutje në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit