970×90
970×90

Kurti tregon nëse “ëndërron” ta ketë krahë të djathtë Vjosa Osmanin në Vetëvendosje

Kurti tregon nëse “ëndërron” ta ketë krahë të djathtë Vjosa Osmanin në Vetëvendosje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse do të dëshironte që Vjosa Osmanin ta kishte krahë të djathtë në Vetëvendosje.


Ai në TV SYRI ka dhënë vlerësimet më të mëdha për Osmanin, ndërsa ka kritikuar LDK-në, për siç tha goditjet që po ia jep, shkruan Reporteri.net.

“Ajo është kryetare e Kuvendit. Unë kurrë nuk do të isha dakord që Glauku si kryetar i Kuvendit t’ia lironte vendin e kryekuvendarit dikujt përveç Vjosa Osmanit. Kjo nuk do të vinte në shprehje për Kujtim Shalën, por për Osmanin situata është ndryshe, sepse ajo në vitin 2017, kur LDK doli e treta me Avdullah Hotin dhe Isa Mustafën, e mori dhe e ngriti LDK-në, dhe gati e bëri të parën, për pak vota ngeli pas VV-së. Dhe tash LDK me goditjet që po ia bën Vjoses, ka dalë e treta, PDK është e dyta, kurse ne jemi të parë parë me 52.5 për qind. PDK po e kalon praktikisht LDK, pasi LDK e ka shpallë Vjosa Osmanin, armikun kryesorë”.

“Ajo tashmë po e kryen shumë mirë punen e saj, në rolin e kryetares së Kuvendit në këtë kohë pandemie, përndryshe ajo është në një pozite shumë të rëndësishme dhe nuk mendojë se përkatësia partiake mund të jetë primare”, ka deklaruar Kurti. 

Related posts