
Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për të dalë për të votuar sa më shumë në zgjedhjet parlamentare.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se sot është dita D e demokracisë.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më shumë për të votuar, pasi që deri në mbylljen e vendovotimeve kanë mbetur më pak se dy orë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme! Ju falemnderit”, thuhet në postimin e tij.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 16:00 kanë votuar rreth 28.73% të votuesve.