![Kurti: Qytetarët mos të bien kollaj pre e portaleve, Rusia e Serbia po japin miliarda që publiku të vihet në lajthitje](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/B85E5302-E613-4215-AB36-451448D8041A.jpeg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të lexojnë vendimet e qendrimet zyrtare të Qeverisë, e “mos të bien pre e portaleve”.
Nuk dihet saktësisht se për cilat media e ka pasur kryeministri fjalën, por ai ka deklaruar se disa “pa vetdije transmetojnë narrative të rrejshme”.
“I ftoj qytetarët që të ndjekin vendimet, deklaratat, qëndrimet zyrtare të institucioneve të Republikës. E të mos bien pre kollaj e portaleve nga më të ndryshme, që edhe pa vetdije mund të transmetojnë narrative të rrejshme, përveç se po e po lajmeve të rrejshme.” – ka thënë ai për Klan Macedonia.
Kurti tutje ka thënë se po jipen edhe para nga Rusia e Beogradi, që “qytetarët të vihen në lajthitje”.
“Jam për lirinë e mediave…mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm sepse miliarda euro jipen nga Kremlini e Beogradi që të vihen qytetarët e opinion publik në lajthitje.” – u shpreh ai.