Dje aktivistëve Pajtim Demaj, Korab Muhadri, Endrit Shatri, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi u zgjat paraburgimi edhe për dy muaj. Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi edhe Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim.
Kryetari i VV’së, Albin Kurti, thotë se në këtë mënyrë pushteti po përpiqet të dëmtojë aktivizmin studentor dhe punën e SKV’së, por thotë se kjo është e pamundur.
Arrestimi i tyre, thotë se u e ka pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve mu në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Dje na lajmëruan se gjashtë aktivistë të Lëvizjes, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Endrit e Januz Shatri, Kreshnik Gega e Korab Muhadri, të cilët u mbajtën për gati një muaj në paraburgim ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.
Prej këtyre gjashtëve, pesë janë studentë shumë aktivë të organizatës studentore SKV (Studim – Kritikë – Veprim). Arrestimi i pakuptimtë i tyre, e sidomos mbajtja kaq e gjatë në paraburgim, e ka pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve mu në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj.
Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar aktivizmin studentor dhe punën e SKV-së, përkojnë me qasjen e tyre të përgjithshme: ata duan t’i frikësojnë të rinjtë dhe t’i largojnë ata nga politika. Mirëpo Universiteti i Prishtinës dhe studentët e profesorët e angazhuar politikisht, gjithnjë i kanë prirë ndryshimeve progresiste në historinë e Kosovës, dhe kështu do të jetë sërish. Nuk ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizmin studentor.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kurti-pushteti-deshiron-t-i-largoje-te-rinjte-nga-politika-535260/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright