970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti pranoi takimin, Vuçiq vendos kushte

Kurti pranoi takimin, Vuçiq vendos kushte

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq bë Bruksel. Derisa ky i fundit ka refuzuar këtë takim duke vendosur kushte. Data e takimit nuk dihet. Emisarët e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak paralajmëruan pasoja për cilëndo palë që refuzon një takim të nivelit të lartë.

“Është tepër herët për të vendosur nëse takimi do të bëhet këtë javë. Kam përshtypjen që nuk do të bëhet, por duhet të vazhdojmë të shpresojmë për një takim të nivelit të lartë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kështu ka thënë dje në një intervistë për Zërin e Amerikës i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Kjo deklaratë e Escobar, erdhi pak pasi Albin Kurti kryeministër i Kosovës, ka thënë se pas vizitës të cilën do ta ketë në Vatikan do të udhëtojë për në Bruksel.

E në Bruksel tha se do të ketë takim të dialogut të nivelit të lartë, që nënkupton nën që me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka treguar se kërkesa e tij do të jetë lirimi i tre policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe, më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Vizita e Kurtit në Vatikan ku do të takohet me Papa Françesku e ka konfirmuar edhe zyra e kryeministrit.

Këto vizita të Kurtit në Vatikan dhe Bruksel vijnë në një kohë ku në Veri të Kosovës ka tension të shtuar.

Madje javëve të fundit ka pasur edhe dhunë nga protestuesit e dhunshëm serbë mbi pjesëtarë të KFOR’it, Policisë së Kosovës dhe punonjësëve të mediave.

Për këtë çështje, dje është deklaruar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai ka deklaruar se nuk mund të konfirmojë datën për takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pas ftesës që kanë marr nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell për një takim këtë javë.

Stano tha se shpresojnë që sa më shpejtë të konfirmohet takimi i mundshëm, edhe pse javës i kanë mbetur edhe pak ditë.

“Gjëja kryesore tani është që takimi të bëhet në Bruksel dhe për këtë nuk kam asnjë lajm. Nuk jam në gjendje të konfirmoj ende ndonjë datë, sot është e mërkurë dhe deri në fund të javës kemi edhe pak ditë, por për momentin nuk mund të konfirmoj asnjë datë ende”, theksoi Stano.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano nuk ka kohë për të humbur dhe duhen veprime konkrete.

“Rezultati përfundimtar për ne është se Përfaqësuesi i Lartë i ftoi të dy liderët, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, të vijnë në Bruksel në fund të kësaj jave. Ne jemi duke pritur dhe presim dhe shpresojmë që do të mund të shpallim ditën dhe orën e atij takimi dhe pastaj të diskutojmë edhe për modalitetet. Por, kryesorja është të kemi një datë dhe të kemi një kohë të caktuar për të zhvilluar takimin sepse nuk kemi kohë për të humbur dhe tani është koha për veprim, jo për biseda dhe spekulime”, u shpreh zëdhënësi i BE-së.

Por ndryshe nga Kurti, team’s e ka refuzuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai para dy ditësh ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel që të flasë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pa u liruar të gjithë serbët e arrestuar.

Edhe pse emisarët e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak paralajmëruan pasoja për cilëndo palë që refuzon një takim të nivelit të lartë, Vuçiq duket i vendosur për t’iu përgjigjur negativisht thirrjes së kryediplomatit europian, Josep Borrell.

“Nuk do të shkoj të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar, derisa të tërhiqen kryetarët e rrejshëm nga veriu, derisa policia speciale të tërhiqet dhe të ndalojë arrestimin e serbëve çdo ditë. Dhe pastaj do të diskutojmë se si të formohet ZSO në mënyrën më të shpejtë dhe në përputhje me atë që është nënshkruar”, tha sot Vuçiq.

Ndërmjetësi i Bashkimit Europian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak tha se takimi për menaxhimin e krizave në Bruksel do të mbahet, pavarësisht deklaratave të liderëve të dyja vendeve.

‘Nëse do të refuzohej do të kishte pasoja serioze dhe negative”, tha ai në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Ëashington, ku pjesëmarrës ishte edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak shtoi se takimi që tha do të mbahet shumë shpejt, do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë kufitar të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës në terren, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

Related posts