970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti për shtrenjtimin e rrymës: Unë nuk kam thënë se do të ulen çmimet ditën kur do të bëhem kryeministër

Kurti për shtrenjtimin e rrymës: Unë nuk kam thënë se do të ulen çmimet ditën kur do të bëhem kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme për referendumin

Kryeministri Albin Kurti, në seancën plenare, ka folur propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Para deputetëve, Kurti tha se të mërkurën e 19 janarit, Kosova ka importuar 2.5 milion euro rrymë.

Ndërsa ka kërkuar nga deputetët që t’i tregojnë se si të paguhet rryma duke pas çmim të lartë të importit.

“Unë po e marr vetëm shembullin e ditës së djeshme, 19 janar 2022, pra në ditën e djeshme i kemi pasë në punë A1,A2 dhe A3, ka punuar edhe B1 me 251 megavat, B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Totali i gjenerimit të energjisë me kapacitetet tona ka qenë 727 megavat, piku ka qenë 1317 megavat. Në ditën e djeshme importi është mbi 10 gigavat orë, ndërkaq devijimi është mbi 400 megavat orë. Në bursën ndërkombëtare, çmimi bazë ka qenë 227 euro, vetëm importi dje ka kushtuar 2.5 milionë euro. Prandaj deputetë të nderuar më tregoni si ta paguajmë rrymën”, tha Kurti.

Më tej, ai shtoi se Termocentrali Kosova A ka mbi 10 javë që është jashtë funksionit, kurse Kosova B ka 54 ditë.

“Nuk bëhet fjalë për çmimin e megavat orë që na vie prej KEK-ut por prej asaj që na vjen nga bursa ndërkombëtare. Gjatë vitit TC Kosova A ka 30 ditë riparim që është jashtë funksionit, totali është mbi 10 javë jashtë funksionit, ndërkaq TC Kosova B, është 54 ditë jashtë funksionit. Me 727 megavat e me konsum prej mbi 1.3 gigavat me import rreth 250 megavat orë ne po përfundojmë duke i shpenzuar 2.5 milionë euro në ditë”, tha Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së

I menjëhershëm ka qenë replika nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Ai tha se edhe menaxhmenti i ri i vendosur para dy vitesh në KEK, e ka sjellë këtë gjendje të keqe tani.

“Duhet t’i shikoni njerëzit të cilët i keni vendosur tash e dy vite në krye të Korporatës Energjetike të Kosovës, sepse edhe ata e kanë sjellë një gjendje të tillë, sepse po të ishte prodhimi në 920 megavatë sa ka qenë në vitin 2017, 2018 2019, importi do të ishte më i vogël”, tha Tahiri.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka pyetur Kurtin se a e ka ditur për problemet në blloqet e KEK-ut dhe të situatë së tërësishme me energji elektrike, kur në vitin 2019 ka premtuar ulje të çmimit të energjisë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

“A i keni ditë të gjitha këto kur në vitin 2019 keni premtu ulje të çmimit të energjisë bazuar në deklarata, bazuar në protesta dhe akuza që i keni bërë tjerëve ju i keni fituar 50%, a e keni ditë në çfarë gjendje është TC A dhe TC B”, ka thënë Bajrami.

Në përgjigjen e tij, Kurti i tha Bajramit “Unë nuk kam thënë se do të ulen çmimet ditën kur do të bëhem kryeministër”, tha Kurti duke vijuar më tej “çka s’keni bë ju mirë për 20 vjet e çka keni bë keq për 20 vjet, nuk mundem me i bë unë për 10 muaj. Përbesë i kisha bë, por nuk mundem”, u përgjigj Kurti.

Related posts