Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një tubimi në Mitrovicën Jugore ka thënë se në mandatin e ardhshëm, do të reformojnë sistemin e drejtësisë. Ai përsëri ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar se kanë rrëzuar ligje anipse ishin rishkruar.
Gjatë këtëij tubimi, kryeministri Kurti ka përmendur Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se “s’kanë ku me shku ma”.
“Në mandatin e ardhshëm patjetër duhet ta reformojmë me shpejtësi sistemin e drejtësisë” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se “s’kanë ku shkojnë” duke nënkuptuar se do të kalohet ky ligj në çdo formë.
“Të dashur mitrovicas, deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Një herë Gjykata Kushtetuese na rrëzoi 5 me 2. Tash prapë është në Gjykatë Kushtetuese (Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme). S’kanë ku me shku ma. Do të bëhet Byroja. Secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret” – ka thënë ai.
Çka është Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme?
Ligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë ishte ndër premtimet kryesore të Kurtit e Vetëveneosjes. Me anë të kësaj byroje, Kurti premtonte se do ta sjellë barazinë që sipas tij u prish sepse disa njërëz, sidomos akterë politikë të opozitës u pasuruan pa bazë e në mënyrë të paligjshme.
Por, për ta miratuar këtë ligj në krah i dolën edhe opozitarët e LDK-së. Ligji u votua nga Vetëvendosje e LDK, në anën tjetër PDK-ja e dërgoi në Kushtetuese.
Ajo që duhet të dihet në lidhje me këtë ligj është se edhe pse në titull mban fjalën “konfiskim”, në përmbajtje të tij na tregon se nuk e konfiskon fare pasurinë e pajustifikueshme. Ajo që bën Byroja është t’i propozojë Gjykatës konfiskimin.
Ky ligj zbatohet ndaj personave zyrtarë dhe palëve të treta, që dyshohet se kanë fituar në mënyrë të pajustifikueshme, drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Periudha nga ku mund të kontestohet kjo pasuri, mbanë datën e shpalljes së Pavarësisë, pra 17 shkrut 2008, si dhe një përiudhë prej 10 viteve nga momenti kur zyrtari pushon së ushtruar funksionin e tij.
Pesoni zyrtar llogaritet: “personi i zgjedhur apo i emëruar e i cili për punën, veprimtarinë apo angazhimin e tij ka pranuar ose pranon të hyra në formë të pagës apo çfarëdo lloj kompensimi nga buxheti i Kosovës apo në forma tjera nga institucionet apo ndërmarrjet publike të Republikës së Kosovës. Person zyrtar konsiderohet edhe personi që bartë autorizime publike si dhe personi i emëruar, pavarësisht nëse për punën e tij ka pranuar apo jo kompensim”
Propozimi për konfiskim të pasurisë nga kjo Byro drejt Gjykatës, bëhet vetëm nëse shpërputhja në mes të hyrave dhe pasurisë e tejkalojnë vlerën prej njëzetepesëmijë euro, nëse shpërputhja vlerësohet më pak se kaq, rasti mbyllet.