970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti pas takimit me Escobar: E falënderova atë për përkrahjen amerikane

Kurti pas takimit me Escobar: E falënderova atë për përkrahjen amerikane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për takimin që pati me emisarin amerikan, Gabriel Escobar të enjten pasdite, shkruan gazeta projekti

Në një postim në rrjetin social “X”, kryeministri ka thënë se ka informuar Escobarin për hapat që ka marrë qeveria e tij për të përkrahur tranzicionin për rregulloren e Bankës Qendrore. Ai ka shkruar se i ka treguar Escobarit për gatishmërinë që ka qeveria për të adresuar çështjet e vazhdueshme rreth ndalimit të dinarit.

“Kënaqësi të takojë emisarin Escobar. E falënderova atë për përkrahjen amerikane dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova për hapat që ka marrë qeveria në përkrahje të tranzicionit për rregulloren dhe i shpreha gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

Related posts