970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti: Nga Korriku i vitit ardhëshem në Kosovë rriten pagat +110 euro

Kurti: Nga Korriku i vitit ardhëshem në Kosovë rriten pagat +110 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga janari i vitit të ardhshëm pritet të ketë rritje të pagave për sektorin publik. Ai bëri të ditur se kjo rritje do të bëhet në dy faza.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se nga janari do të jetë një pjesë e rritjes së pagave, e nga korriku i 2025-s do të jetë pjesa e dytë e rritjes.

“Ne kemi vendosur që të mos mos e rrisim vlerën e koeficientit, por kemi vendosur që ta rrisim koeficientin për një njësi, për secilin punonjës të sektorit publik. Pra vlera e një koeficienti mbetet 110 euro, mirëpo rritet sasia e koeficienteve për një njësi. Nga janari i vitit të ardhshëm rritet për gjysmë njësie dhe pastaj nga korriku edhe për gjysmë njësie tjetër. Pra dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1, kurse në korrik 6.6, ngjashëm. Shprehur në vlerë monetare i bie që për të gjithë punësuarit në sektorin publik, pagat për ta do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari dhe për 110 euro nga korriku i 2025. Në këtë mënyrë rritjen buxhetore e shpërndajmë mbiproporcionalisht tek ata që i kanë pagat më të ulëta duke zvogëluar kësisoj edhe më tej hendekun në mes të pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Pra, për mësuesin, policin, infermierin zjarrfikësin, ushtarin rritje në përqindje do të jetë nga 18 deri në 20 përqind, kurse për pozitat më të larta rritja në përqindje do të jetë 6 deri në 7 përqind”, ka thënë Kurti.

Related posts