970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti nesër në ora 10:00 i pret pesë emisarët

Kurti nesër në ora 10:00 i pret pesë emisarët

“Pesëshja e madhe” diplomatike do të zbarkojë nesër në Prishtinë e Beograd qëllimi kryesor i të cilëve thuhet që jetë për t’i dhënë një shtytje vazhdimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Sipas njoftimit të ZKM-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ta do të takohet herët në mëngjes, me fillim nga ora 10:00, shkruan Reporteri.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretarin and ShBA-ve, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë”, thuhet në njoftimin and Kryeministrisë.

Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Emmanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të Jashtme i Presidentit të Francës, Jens Plotner i kancerlarit gjerman, si dhe Francesco Talo i kryeministres italiane.

Herën e mëparshme, pesëshja diplomatike ishin në Prishtinë e Beograd në fillim të vitit, kur u fol për planin franko-gjerman të dakorduar në Ohër.

Sipas shumë interpretimeve, meqenëse situata pas konfliktit në Banjskë ka ndryshuar në mënyrë drastike, qëllimi i “pesëshes së madhe” do të jetë një përpjekje për të “ringjallur” dialogun, ose ndoshta për të krijuar një strategji të re në negociate.

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka dhënë detaje se çka do të diskutojë me pesë emisarët që të shtunën do të qëndrojnë në Kosovë. Ai tha se siguria e Kosovës është prioritet dhe se pa siguri nuk ka normalizim. Kurti shtoi se sa më shpejt që të zbatohet marrëveshja bazike e Brukselit do të këtë jo vetë normalizim, por edhe siguri për Kosovën dhe rajonin.

“Çka do të kërkojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them që nuk mund të kemi normalizim pa siguri. Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin edhe shoqërinë. Për këtë punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë”, tha Kurti.

“Në dhjetorin e viti të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Me 26-29 maj të këtij viti patëm sulm mbi Policën, ushtër e KFOR-it dhe mbi ju gazetarë në veri. Me 14 qershor e patëm rrëmbim e tre policëve tanë në Leposaviq”, tha Kurti nga Shtimja ku mori pjesë në vënien e gurthemelit të një çerdhe.

Related posts