Kryeministri Albin Kurti ka ndarë fjalimin që ka mbajtur pasi Kosova fitoi kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, për të cilën ka thënë se do të jetë ngjarja më e madhe sportive e mbajtur në vend.
Kurti e ka nisur fjalimin e tij me “ia dolëm”, derisa quajtur këtë një lajm të madh për Kosovën dhe arritje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Me 55 vota për, vetëm 8 kundër dhe 3 abstenime, vendi ynë fiton kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, që njëherësh do të jetë ngjarja më e madhe sportive e mbajtur në Republikën tonë.”
“E vlerësojmë me gjithë zemër mundësinë që na është dhënë që të bëjmë bashkë në vendin tonë, në Kosovë 26 shtetet anëtare nga tre kontinentet. Ky rast është një simbol i shquar i përkushtimit tonë për të krijuar një të ardhme më të mirë, ku e kaluara nderohet, e tashmja festohet dhe e ardhmja formësohet nga një ndjenjë e thellë bashkimi”, ka thënë Kurti.
Kurti u garantoi se këto lojëra do të jenë një dëshmi e ndritur e madhështisë së Kosovës dhe rajonit të Mesdheut.
Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është mbajtur në Heraklion të Greqisë, dhe Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
Kandidatura e Prishtinës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 mori shumicën e votave në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
Pro organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë kanë votuar 66 delegatë. 55 votuan pro, tetë kundër, ndërsa tre abstenuan.