970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti mbledh sot ministrat, ky është rendi i ditës

Kurti mbledh sot ministrat, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e radhës.

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se mbledhja fillon në orën 10:00.

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme do të jenë dhjetë pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndër të tjera në rend dite në mbledhjen e sotme është ahqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Mbrojtjes për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të 2 Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos, Sh. A, shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Mitrovica, Sh. A.

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme, do të jetë po ashtu shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga viti 2023 në vitin 2024 të fondeve nga nën programi “Kontigjenca për Energji” dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1. dhe 4. të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike. /Reporteri.net/

Related posts