970×90
970×90

Kurti: Masat duhet të largohen tërësisht, janë të padrejta

Kurti: Masat duhet të largohen tërësisht, janë të padrejta

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me darkën që pati mbrëmë me Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Kallas dje njoftoi se BE ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kurti e ka cilësuar këtë si hap pozitiv, duke shtuar se masat janë vendosur padrejtësisht dhe se duhet të largohen plotësisht, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se me Kallas kanë folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, progresin në reforma, demokraci dhe ekonomi, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe rrugën tonë integruese.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe angazhohen çdo ditë për sundim të ligjit, siguri publike dhe mirëqenie e shërbime për qytetarët tanë, pa dallim”, ka shkruar Kallas.

Përveç Kurtit, Kallas ka takuar dje edhe liderët e partive tjera.

Related posts