970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti: Kosova i di pasojat e luftës, mbështesim Ukraine deri në fitore

Kurti: Kosova i di pasojat e luftës, mbështesim Ukraine deri në fitore

Në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit te letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se Kosovë mbështet Ukrainën deri në fitore.

“Në një ditë të zymtë si kjo megjithatë jemi të lumtur që Kosova jonë ë është bërë shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Do të jemi pranë jush si popull si institucione, si dje si sot si nesër. Mbështetje deri në fitore. Ukraina duhet të fitojë sepse vetëm kështu do të ruhet paqja dhe demokracia në kontinentin e Evropës”, ka thënë Kurti.

Related posts