![Kurti: Kemi mbështetur 800 mijë qytetarë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/3B8C55CC-EF1F-49B1-A645-3C7F8789994F.jpeg)
Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në tryezën ku po diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin shkali, ka deklaruar se në drejtim të përmirësimit të kushteve të jetës së këtij komuniteti, Qeveria e ka miratuar edhe strategjinë 2022/26.
Ai tha se Qeveria ka mbështetur rreth 800 mijë qytetarë me pakon për ringjalljen ekonomike, shkruan Reporteri.net.
“Për të harmonizuar veprimet strategjike në këtë drejtim kemi disa arritje si miratimi i strategjisë 2022-26. Për të parandaluar diskriminimin e kemi lansuar edhe platformën kombëtare për raportim e keqtrajtimit kurse në dy vitet e fundit Qeveria ka mbështetur të gjitha kategoritë sociale. Me pakon për ringjalljen ekonomike kemi mbështetur rreth 800 mijë qytetarë, apo çdo milje në vendin tonë”, tha kryeministri.
Kurti tutje tha se Qeveria po punon në krimin e kushteve të barabarta në shkollim, siç tha si kundërpërgjigje ndaj kërkimit të lëmoshës e martesave të hershme.
Kurti tha se zyra për grante së fundmi ka ndarë edhe 300 mijë euro grante për OJQ dhe 100 mijë euro për medie në Kosovë.