
Kurti ka cituar një letër të ish kryenogociatores Edita Tahirit, dërguar Përfaqësueses të lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ku theksohet se ideja për ndryshim të kufijve në rajonin e Ballkanit është skenar i ndikuar nga Rusia.
“Edita Tahirin e patëm kundërshtuar e kritikuar me të drejtë përgjatë dialogut 2011-2017 me Serbinë. Mund të jetë vetëm më keq sesa që e thotë ajo në këtë letër që sot i mbushi një vit e gjysmë”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell lajmi.net.