![Kurti fton qytetarët të apikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/89F275CC-1504-466C-BEAE-19EFEB501214.jpeg)
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për pozitat e lira të punës nëpër Ndërmarrjet Publike dhe ka ftuar qytetarët që të aplikojnë.
Kurti ka thënë se fton veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura “për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme.”.
“Suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve tona publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi. Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve. Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave. Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal”, ka shkruar Kurti.
Njoftimi i Kurtit:
Thirrje për aplikim në konkurset e hapura në Ndërmarrjet Publike
Suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve tona publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi. Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve.
Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave.
Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal.
Andaj, ftojmë të gjithë, veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme.
Konkurset e hapura:
➡️ Telekomi i Kosovës ShA:
— Zyrtar i auditimit të brendshëm
➡️ Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ShA:
— Auditor kryesor, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Auditor i lartë financiar, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Auditor junior i përputhshmërisë, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Auditor junior operativ, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Auditor junior financiar, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Drejtor i burimeve njerëzore
➡️ Trepça ShA:
— Zyrtar çertifikues në Departamentin e Financave
— 5 Inxhinierë të elektroteknikës dhe energjetikës
http://trepcacorporation.com/index.php?page=announcements
➡️ Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos ShA:
— Zyrtar kryesor i financave dhe i thesarit
➡️ Kompania Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” ShA Gjakovë:
— Kryeshef ekzekutiv
https://kruradoniqi-dukagjini.com/perseritet-konkursi…/
➡️ Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ShA:
— Zyrtar kryesor i financave dhe i thesarit
— Drejtor komercial, shef i cilësisë së ujit dhe burimeve
➡️ Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ShA:
— Zyrtar kryesor i financave dhe i thesarit
— Sekretar korporativ–këshilltar i përgjithshëm
https://www.kmdk-ks.org/?page=1,7